Fidanishtja

Ia sheh sherrin rrymës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – A.Zeneli ishte goditur nga rryma dhe kishte kërkuar ndihmën mjekësore.

Policia kishte dalë në qendrën emergjente dhe pas verifikimit të personit nga ana e policëve patrullues në bazën e të dhënave të stacionit policor nё Gjilan ёshtё verifikuar se i dyshuari ka arrest ndёrkombёtarё nga shteti i Maqedonisë.

Me datë 24 maj rreth orës 16:15 në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit A. Zeneli (1968) kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte goditur nga rryma duke e kyçur orën e rrymës në mënyrë ilegale.

Policia ka dalë në qendrën emergjente dhe pas verifikimit të personit nga ana e policëve patrullues në bazën e të dhënave të stacionit policor nё Gjilan ёshtё verifikuar se i dyshuari ka arrest ndёrkombёtarё nga shteti i Maqedonisë.

UBT

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se nё lidhje me rastin ёshtё njoftuar Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombёtarё nё fushën e zbatimit tё ligjit në Prishtinë, dhe sipas informatave tё pranuara nga atje ndaj këtij personi është lëshuar një Urdhër arresti ndërkombëtar, dhe se ky person nё mënyrë tё kundërligjshme ka marr dokumentacion tё shtetit tё Kosovës si Pasaportë, Letërnjoftim dhe Patentshofer tё Kosovës.

Sipas shënimeve tё ofruara nё urdhёrarrestin ndёrkombёtar ky person kërkohet pёr veprën penale ,,Tentim Vrasje’’ dhe ёshtё shtetas i Maqedonisë nga ku edhe kërkohet tha Hashani.

Rreth pajisjes me dokumentacion tё RKS i dyshuari ёshtё intervistuar nga hetuesit e NJRKEK-Gjilan, dhe hetimet në këtë drejtim janë duke vazhduar.

Pas intervistimit të personit tё dyshuar ёshtё njoftuar kryeprokurori i Qarkut-Gjilan i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet nё qendrën e ndalimit policor pёr 48 orё, deri në një vendim tjetër./rajonipress/