GRANDEMALL

Ia panë sherrin portierit

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shënues: Xhevdet Shabani në minutën 63. Drita – Llamkos Kosova 1:0 (0:0).

Dy fitore radhazi e kanë forcuar Dritën në krye të tabelës, por këtë të diel, vendasit ngadhënjyen më me vështirësi. Në fushën e rrëshqitshme nga shiu që nuk ka pushuar, të dy ekipet patën pak raste. Nga pjesa e parë nuk ia vlen të veçohet asnjë prej tyre, ngase disa tentativa ose përfunduan jashtë portës, ose në duart e portierëve.

Pjesa e dytë ishte më e gjallë, më me shumë sulme, derisa edhe lodhja e lojtarëve bëri që të ketë më shumë gabime. Një të tillë e ka bërë portieri mysafir Beqiri, i cili në harkimin e Xhevdet Shabanit, nuk u gjet si duhet dhe topin vet e futi në rrjetë. Ai deshi ta dëbojë topin e harkuar, por ka intervenuar shumë ngathtë.

Mysafirët e hapën lojën dhe po tentonin të shënonin e kjo për pak t’u hakmerrej. Në një kundërzbritje të shpejtë, XH, Shabani e gjeti Ramushin e ky nuk u gjet si duhet dhe gjuajti jashtë pingules së majtë.

Mysafirët e lodhur, mbetën me një lojtar më pak në fushë, ngase Dragusha u ndëshkua me të kuqin, kur kishin ngelur edhe tetë minuta lojë.

Thënë pas ndeshjes:

Hidromorava

Arbnor Morina (Drita): “Llamkos Kosova ka një ekip cilësor, siç janë edhe ekipet tjera nga fundi i tabelës, andaj edhe kampionati është interesant. Patëm kokëçarje, u desh t’i aktivizoj dy lojtarë të lënduar, por fituam me meritë dhe ua mbyllëm gojën disa gojëkëqinjëve, duke dëshmuar se ne nuk merremi me gjëra të këqija”.

Ismet Munishi, (Llamkos Kosova): “Loja ishte e barabartë dhe se Drita në rastin e parë që e krijoi ia doli të shënojë edhe atë pas gabimit të portierit. “Ne patëm disa raste, por nuk ia dolëm të shënojmë. I patëm të gjitha mundësitë, u pritëm mirë, por nuk ia dolëm”.

Drita – Llamkos Kosova 1:0 (0:0)

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 400. Arbitra: Bejtë Fejzullahu, J akup Musolli, Fatmir Abrashi, Fatmir Tahiri. Shënues: XHevdnet Shabani ’63. Kartoni i verdhë: Ahmeti, Ramushi – Zeneli. Kartoni i kuq pas dy të verdhëve: Dragusha.

Drita: Latifi, Rama (Aliu), Ahmeti, Cakaj, Syla, B. Shabani, Baxhuku (Morina), Abazi (Hamidi), Ramushi, Sopa, Xh, Shabani. Trajner: Arbnor Morina

Llamkos Kosova: Beqiri, Gërxhaliu, Uka, Dragusha, Prekazi, Zeneli (Shala), Statovci, Kera (Zejnullahu), Rashica (Zuqaku), Krasniqi, Osmani. Trajner: Ismet Munishi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.