RCCOLA

Ia mësynë Vlorës në këmbë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Katër qytetarë Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë. Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një.

Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës, në këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike.

Fundamenti

Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë. Kukës, Rreshen, Milot, Fushëkrujë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Fier, Vlorë.

Për të përcjellur këtë grup kishin dalur qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputet etj. Omer Daku, nënkryetar i komunës së Gjilanit tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi të cilën e ka përshëndetur edhe komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar. Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë./rajonipress/