Fundamenti

Ia mësyjnë të punësohen në shumë borde, shoqëria civile konsideron se gjithçka është politike

/ 13 minuta lexim

Rreth 40 persona, njëkohësisht janë kandidatë për anëtarë në katër borde të ndryshme të Ndërmarrjeve Publike të Kosovës. Emri i një indivdi figuron së paku në tri lista të kandidatëvë të ftuar për intervistë për anëtar në ndonjërin prej bordeve: në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava SH.A., Gjilan, Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe në Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Nëse një person nuk arrinë të bëhet anëtar i Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës, gjasat që të punësohet në ndonjë Bord tjetër janë të mëdha pasi dhjetëra persona janë kandidatë potencialë në të paktën tri borde.

Lexo Edhe:
Lajmi i fundit: Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj
Drejtoresha Ekzekutive në Lëvizjen FOL, Mexhide Demolli – Nimani, aplikimin e kandidatëve në disa borde në të njejtën kohë, e lidh me politikën, pasi sipas saj “një qytetar që nuk ka ndonjë lidhje me një parti politike nuk merr mundin të aplikoj, sepse e di që mundësitë e tij janë zero”.

“Jo të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe një arsimim në fusha të caktuara e që do të mund të jepnin kontribut në zhvillimin e ndërmarrjeve publike aplikojnë për anëtarë të këtyre bordeve, pavarësisht thirrjes së hapur të konkursit. Me vet faktin se janë persona të njëjtë që aplikojnë për pozita në dy-tre Borde të ndryshme na bën me kuptu sepse se një qytetar që nuk ka ndonjë lidhje me një parti politike nuk merr mundin të aplikoj, sepse e di që mundësitë e tij janë zero”, thotë Demolli – Nimani për Gazetën Express.

Tutje Drejtroresha e FOL, Mexhide Demolli – Nimani, thekson se secila parti që ka ardhur në pushtet ka bërë shkarkime të bordeve, duke emëruar personat e tyre në këto borde.

“Madje ka pasur rast kur në marrëveshje të partive politike për bashkëqeverisje të përfshihen edhe ndarja e Bordeve mes partive. Fatkeqësisht një gjë e tillë ka ndodh me vite dhe vazhdon të ndodh. Rastin e fundit që jemi duke e monitoruar është edhe politizimi i pozitës së Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi”, thotë ajo.

“Do të thotë pavarësisht se edhe Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës kanë nënshkruar MoU sa i përket procesit të rekrutimit, fatkeqësisht nuk janë duke u zbatuar dhe kjo ka bërë që edhe qytetarët të mos marrin mundin të aplikojnë nëpër këto Borde”, përfundoi ajo.

Qeveria e Kosovës kishte hapur konkurs në korrik të këtij viti për borde të drejtorëve për 11 ndërmarrje publike, dhe vetëm katër nga ta po monitorohen nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Të kontaktuar nga Gazeta Express nëse kanë vërejtur që në katër Bordet e lartëpërmendura janë dhjetëra kandidatë të njëjtë, Ambasada Britanike në Kosovë tha se kjo ka ndodhur pasi që konkurset për 10 Ndërmarrjet Publike dhe për Trepcën janë hapur në të njëjtën kohë.

“Çdo qytetar i Kosovës i cili plotëson kriteret ka të drejtë të aplikojë për çdo vend të lirë pune. Kjo e drejtë është e garantuar me ligj. Projekti i Rekrutimit i Ambasadës Britanike është duke e përkrahur procesin ë përzgjedhjes në vetëm katër nga 10 Ndërmarrjet Publike (KEK, Telekom, Ibër – Lepenc dhe KRU Prishtina)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Gazetën Express.

“Konkurset që Projekti i përkrah, Projekti do t’i trajtoj të gjitha aplikimet në bazë të meritës, duke siguruar pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, përfundon përgjigja e tyre.

Gazeta Express ka nxjerrë nga listat të gjithë emrat që janë kandidatë potencialë për dy e më shumë borde.

Më poshtë shihni listën e plotë:

Ilirijana Demaj, kandidate e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava SH.A., Gjilan. Po ashtu kandidate e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”. Po ashtu emri i saj figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Naim Mujaj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava SH.A., Gjilan dhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Lulzim Paçarizi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava SH.A., Gjilan dhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Hajrie Morina, kandidate e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava SH.A., Gjilan. Lista e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale e Ujësjellësit-Prishtina.

Ramadan Sejdiu, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëvë të Korporatës Energjetike të Kosovës, si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina si dhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Bajram Uka, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëvë të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina.

Gjelosh Vataj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëvë të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Sejdë Tolaj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëvë të Korporatës Energjetike të Kosovëssi dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina.

Rafet Jashari, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëvë të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Shpresa Kursani, kandidate e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina si dhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Mehdi Pllashniku, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Hasan Fejzullahu, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Remzi Ahmeti, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Ibrahim Krasniqi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina.

Behxhet Nimani, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Sherif Sejdiu, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Fundamenti

Idriz Blakaj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Ylber Zabergja, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Gjelosh Gojani, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Anduena Beqiri, kandidate e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina dhe për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Enver Rrustemi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Nol Ukaj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina dhe për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Kreshnik Rugova, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina dhe për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Avni Gashi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Sadik Kryeziu, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Sahit Svirca, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Blerim Bala, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Arianit Bytyqi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Agim Matoshi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Enver Konjuhi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Avni Sahiti, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Armend Osaj, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Vehbi Toqani, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Lumnije Ajdini, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina

Lutfi Gashi, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina

Shkelzen Nuza, kandidat i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës si dhe i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Nuri Bahtijari, i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Muhamet Lama, i përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Armenda Beqiri-Emini, e përzgjedhur për intervistë për Bordin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina, po ashtu emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Bordin e Drejtorëve NPH Ibër Lepenc.

Lidhur me aplikimin e tyre, Gazeta Expess ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit, Avdullah Hoti, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Express/

Më poshtë listat e plota të kandidatëve të përzgjedhur.

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidramorava SH.A., Gjilan.

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës.

Bordi i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi Prishtina.

Bordi i Drejtorëve NPH Ibër-Lepenc.