RCCOLA

Ia keqpërdorin emrin

/ 2 minuta lexim

Këngëtarja Besjana Kasami apo siç e njohin të gjithë si Big Mama është zhgënjyer mjaft shumë nga pab-i “Sky Bar Iliria” në Maqedoni, i cili ka organizuar një mbrëmje muzikore për maturantët dhe si mysafire kishte paralajmëruar këngëtaren Big Mama.

Këngëtarja ka bërë publike mospjesëmarrjen e saj në këtë mbrëmje dhe nuk ka fshehur dot edhe zhgënjimet që ka pasur me organizatorët e mbrëmjes. Si duket këngëtarja nuk ka qenë e informuar për këtë mbrëmje, andaj edhe është ndjerë e tendosur dhe mllefin e ka shprehur edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Mobi Casa

“Të dashur miq e fansa ju informoj se me datën 10 maj nuk do të jem pjesëmarrëse në mbrëmjen që do të organizohet në Sky Bar Iliria, kjo është vetëm një mashtrim që mundohen të përfitojnë në mënyrë të fëlliqur. Çdo respekt për maturantët e bashkëvendësit e mi, mua nuk më ka informuar askush për këtë organizim, ju dua Big Mama”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook.(zeri)