Mobi Casa

I zhytur në borxhe, Kllokoti kërkon ndihmën e Qeverisë dhe Gjykatës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kllokot – Komuna e Kllokotit kërkon mjete shtesë nga buxheti i Kosovës për të larë borxhet e trashëguara prej rreth 300 mijë eurove. Komuna e Kllokotit tashmë ka formuar një komision dhe ka kërkuar ndihmë nga MAPL dhe Gjykata.

Autoritetet e reja të qeverisë komunale të Kllokotit do t’i drejtohen gjykatës për të sqaruar të gjitha keqpërdorimet që janë bërë gjatë udhëheqjes së kaluar. Borxhet e mëdha që ka trashëguar kjo komunë, kanë diktuar situatën që Komuna të formojë një komision, i cili është duke bërë vlerësimin e gjendjes në të cilën është gjetur Komuna në kohën kur është instaluar udhëheqja e re komunale, raporton rajonipress.

Neboshja Vesiq, këshilltarë i kryetarit të Kllokotit ka thënë se me instalimin e udhëheqjes së re komunale, në komunë janë gjetur fatura pa mbulesë dhe keqpërdorime, prandaj është vendosur që të formohet një komision i cili do të bëjë prerjen e gjendjes në komunë nga udhëheqja e kaluar në këtë të tashmen.

Eco Higjiena

“Sipas vlerësimeve të para Komuna ka trashëguar një borxh prej rreth 300 mijë eurove që kur janë të evidentuara shumë fatura pa asnjë mbulesë si dhe kemi trashëguar një gjendje ku Komuna nuk ka mjete financiare në buxhetin e saj, dhe për këtë i kemi parashtruar një kërkesë Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës, që të na ndihmojë, sepse Komuna nuk mund të funksionojë në këtë gjendje si është sot”,ka thënë Vesiq.

Sipas tij faturat e papaguara të komunës arrijnë shumën prej 285 mijë e 607 euro. “Buxheti Komunal i Kllokotit për vjet ishte në shumën prej 990 mijë eurosh, ku për paga dhe mëditje ishin shpenzuar 543 mijë euro, për shërbime dhe mallra 103 mijë euro, për shërbime komunale 9 mijë euro, subvencione 5 mijë si dhe 208 mijë euro. E komuna e Kllokotit ka arritur të arkëtojë të hyra vetjake në shumë prej 97 mijë eurove apo për 22 mijë euro më shumë seç kishte planifikuar“ tha për rajonipress Aziz Zuka zyrtar për informim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.