“I zhdukuri” kthehet në shtëpi

/ 1 minutë lexim

(E plotesuar) – Ndonëse ishte paraqitur si i zhdukur pa gjurmë, është kthyer në shtëpinë e tij për të cilin prindërit e kishin lajmëruar në polici se ka humbur pa lënë gjurmë. Ismet Hashani zëdhënës i policisë konfirmoj për rajonipress se personi që paraqitej si i zhdukur tashmë është kthyer në familjen e tij.

Sipas Hashanit i zhdukuri kishte deklaruar se ka qenë në lagjen “Arbëria” duke ndejtur tek të afërmit e tij-dajat.
——————————————————–
Gjilan – Në lagjen “Arbëria” në Gjilan raportohet se viktima mashkull shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij njoftoj Policia e Kosovës.

Eco Higjiena

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale i kontaktuar nga rajonipress tha se personi që ka humbur është i lindur në vitin 1992 dhe deri në këto momente ai ende nuk është kthyer në shtëpi./rajonipress/