ARKATANA

I vetmi vend në rajon pa vaksina antiCOVID-19, Zemaj thotë se Kosova është shembull i menaxhimit të pandemisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim, megjithëse ende nuk dihet saktë kur do të arrijnë vaksinat antiCOVID-19.

Zemaj në mbledhjen e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 tha se bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të gjithë ata që duhet të vaksinohen do të vaksinohen sipas planit të paraparë.

Ai tha se lidhur me sigurimin e vaksinës nuk është problem as buxheti, as angazhimi, as kontakti me prodhuesit apo përmbushja e kushteve dhe kritereve.

“Përderisa nuk jemi pjesë e OBSh-së, OKB-së e as BE-së nuk jemi fajtor që partnerët për furnizim me vaksina nuk arrijnë t’i realizojnë premtimet dhe zotime e veta, andaj përpjekjet tona nuk janë ndalë”, tha ai, raporton Telegrafi.

ARKATANA

Ministri në detyrë më tej tha se Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksina dhe nevoja tjera për pandeminë, duke shtuar edhe 10 milionë tjera janë nga pjesa e rimëkëmbjes.

“Kemi qenë dhe mbetemi shembull i menaxhimit të pandemisë”, tha Zemaj, duke shtuar se kanë bërë më shumë se çdo shtet i rajonit.

“Të parët kemi lejuar edhe barnat klinike dhe përdorimin e plazmës….Kuadri shëndetësor është shembull i përkushtimit në nivel global”, tha ndër të tjera, Zemaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.