UBT

I vetëm në krye, Napoli i Rrahmanit ‘shkatërron’ Lazion e Muriqit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Napoli ka vazhduar me rezultate pozitive në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka mposhtur Lazion me rezultat 4-0 në ndeshjen e javës së 14-të të Serie A, shkruan Indeksonline.

Golat për napoletanët i shënuan Zielinski në minutën e shtatë, dy Mertens në minutat 10-të dhe 29-të dhe një Ruiz në minutën e 85-të.

Mobi Casa

Me këtë fitore, Napoli kryeson renditjen e Serie A me 35 pikë, tri më shumë se Milani dhe katër më shumë se Interi.

Amir Rrahmani luajti të gjithë ndeshjen dhe bëri paraqitje shumë të mirë derisa Muriqi nuk u paraqit asnjë minut.

Lazio qëndron në pozitën e tetë me 21 pikë, aq sa kanë edhe Fiorentina, Juventus e Bologna. /IndeksOnline/