FIDANISHTJA

I vështirë po shihet pozicioni i Hotit në takimin e së enjtes në Bruksel

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas takimeve online, të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian pritet të takohen delegacionet nga Kosova dhe Serbia.

Partitë tona politike edhe këtë herë nuk kanë unifikim të qëndrimeve, e njohësit e çështjeve politike e shohin si të papërgjegjshme këtë qasje.

“Në të gjitha proceset historike ku ne kemi dalë fitimtarë, si në Rambuje si në Vjenë , ka qenë e karakterizuar nga një pjesëmarrje e gjerë e spektrit politik kosovarë. Rrjedhimisht edhe kësaj here nëse duam të dalim fitimtarë duket të kemi një kohezion nacional dhe një konsensus të brendshëm. Fatkeqësisht po shohim daljen në pah të inateve ditore personale”, deklaroi analisti politik Fitim Salihu.

Fundamenti

Nga Donika Emini kryeministri Avdullah Hoti po shihet si i ri në këtë proces dhe pa ndonjë përvojë domethënëse, përcjell Telegrafi.

“Po kthehemi prapë si një palë që nuk ka unitet të brendshëm në lidhje me procesin. Kryeministri është i ri në procesin e dialogut, i ri në navigim në marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe pa unitet të brendshëm politik dhe pa legjitimitet nga brenda zoti Hoti do ta ketë shumë të vështirë të çoj mesazhe nga Kosova në atë tavolinë. Pastaj është shqetësues fakti se ai po shkon pa ndonjë agjendë të caktuar e po shkon në një proces që është tejet delikat dhe shumë sensitiv politikisht pa konsultuar ndoshta as partnerët e vet të koalicionit e lëre më opozitën”, deklaroi Donika Emini.

Pas një periudhe të gjatë bllokimi dialogu do të rifillojë këtë të enjte me 16 korrik në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.