ARKATANA

I vërtetohet dënimi shqiptarit: 8 vjet e gjysmë burg për tentimvrasje të gruas

/ 3 minuta lexim
HW

Sipas tij gruaja i kishte thënë se e kishte në dorë jetën e tij dhe se mund ta tradhtonte, gënjente, t`i bënte çka të donte ndërsa ky nuk kishte asnjë të drejtë në Zvicër.

Tetë vjet e gjysmë burg. Ky ka qenë verdikti i Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau për shqiptarin e Kosovës që kishte tentuar të vriste të shoqen. Personi atëbotë 23 vjeçar kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë me thikë gruan e tij duke i shkaktuar asaj plagë të rënda, shkruan aargauerzeitung.ch. Akti kishte ndodhur më 27 janar 2014.

Shqiptari ishte martuar pak kohë më parë me gruan e tij po ashtu shqiptare nga Kosova, te e cila kishte ardhur për të krijuar familje, pas martesës.

Me një thikë me teh të gjatë 15 centimetra, ai e kishte goditur gruan e tij disa herë në fytyrë, qafë dhe kudo tjetër në mënyrë të pakontrolluar: në kokë, krahë, këmbë etj. Pas një kohe të shkurtër ai e braktis viktimën dhe ikën nga vendi i krimit, transmeton albinfo.ch. Vetëm më vonë 23 vjeçari është kapur në Hungari dhe është ekstraduar në Zvicër.

Gjykata e Qarkut në Bremgarten e kishte dënuar atë me 6 vjet burg për veprën penale tentim vrasjeje. Sipas trupit gjykues, ai kishte vepruar nga një pozicion i arsyetueshëm, i shkaktuar nga një trazim shpirtëror, ose në afekt.

Uji Dea

Por, për Gjykatën e Lartë të Kantonit Aargau çështja paraqitet ndryshe. Ajo e ka shpallur kosovarin fajtor për tentim vrasjeje me paramendim. Dhe, për këtë krim atij i është shqiptuar dënimi prej 8 vitesh burg.

I dënuari pastaj ka shfrytëzuar të drejtën për ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, në Lozanë. Ai kishte thënë se aktin e ka kryer në gjendje afekti, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, dhjetë minuta para aktit, gruaja i kishte thënë se e kishte në dorë jetën e tij dhe nuk ia kishte dhënë çelësin e valixhes.

Ajo i kishte thënë se mund ta tradhtonte, gënjente, t`i bënte çka të donte ndërsa ky nuk mund t`i bënte asgjë, nuk kishte asnjë të drejtë në Zvicër. Nga e gjithë kjo, ai ishte ndjerë së tepërmi i fyer dhe i lënduar.

Por kjo gjykatë ka refuzuar ankesën e tij dhe i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau. Sipas gjykatës në Lozanë, zemërimi i tij nuk e arsyeton në asnjë rrethanë sulmin e bërë me thikë dhe rrezikimin e jetës së gruas.

http://www.albinfo.ch/gjykata-federale-ia-verteton-denimin-shqiptarit-8-vjet-e-gjysme-burg-per-tentimvrasje-te-gruas/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.