GRANDEMALL

I vërtetohet dënimi kosovarit: 16 vjet për tregti me drogë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Këtë dënim, që ia kishte dhënë Gjykata Penale Federale, e ka vërtetuar sot Gjykata Federale, si shkalla më e lartë gjyqësisë së Zvicrës.

Me 16 vjet burg, një shqiptar nga Kosova, i dënuar si bos i drogës, është njëri ndër njerëzit me dënimet më të rënda të shqiptuara viteve të fundit në Zvicër për tregti me drogë.

Këtë dënim, që atij ia kishte dhënë vitin e kaluar Gjykata Penale Federale, e ka vërtetuar sot Gjykata Federale, si shkalla më e lartë gjyqësisë së Zvicrës. Ajo e ka bëtë plotfuqishëm të mërkurën dënimin e mëparshëm: 16 vjet heqje lirie.

FITORJA

Kosovari po mbahej në një burg të Lozanës që nga viti 2003. Ai kishte qenë kreu i njërës ndër bandat më të mëdha të drogës nga Evropa lindore. Banda kishte kontrabanduar kryesisht heroinë, ndërsa shuma e përgjithshme e drogës së tregtuar vlerësohej në mbi 297 kilogramë.

Në tetorin e vitit të kaluar, Gjykata Penale Federale në Bellinzonë e kishte shpallur atë fajtor për bashkëpjesëmarrjen e tij në një organizatë kriminale. Veç kësaj atij i ngarkohej edhe shkelja e ligjit mbi lëndët narkotike.

Në bazë të një procesi të mëhershëm, të zhvilluar në vitin 2008, babai i kosovarit ishte liruar nga akuza për bashkëpjesëmarrje. Ndërsa vëllai i vogël i të parit qe dënuar me heqje lirie dy vjeçare, me kusht për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.