FIDANISHTJA

I vë thikën në fyt të dashurës 32 vjeçe më të re nga xhelozia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij 32 vjet më të re. Vajza 20- vjeçare, e cila ka arritur të njoftojë në kohë policinë, ka denoncuar dhunën e vazhdueshme që i dashuri i saj ushtronte ndaj saj, duke pretenduar se kishte frikë të kërkonte ndihmën e policisë.

Për këtë arsye ajo nuk kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtjeje, edhe pse jetonte prej më shumë se gjashtë muajsh në një trysni dhune të vazhdueshme psikologjike dhe fizike.

Burime nga policia thanë për “Panorama” se pas telefonatës që shtetasja Xh.D., 20 vjeçe, ka bërë në sallën operative, në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e komisariatit nr.4.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë arriti të parandalojë një krim të mundshëm në familje, pasi në momentin që shërbimet u futën brenda në banesën e çiftit, i dyshuari u gjet me thikën e bukës në dorë, duke kërcënuar bashkëjetuesen.

Mobi Casa

Burimet thanë se ai u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në qelitë e paraburgimit të komisariatit nr.4.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij, 32 vjet më e re, u mor në pyetje duke sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ajo ka deklaruar se kishte më shumë se një vit që bashkëjetonte me 52- vjeçarin në banesën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, dhe prej 6 muajsh ai e rrihte thuajse çdo ditë.

Sipas saj, gjithçka ndodhte për shkak të xhelozisë, pasi ai dyshonte se mos e tradhtonte, duke qenë se kishin edhe diferencë të madhe moshe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.