UBT

I vazhdohet masa e suspendimit zinxhirit komandues të policisë në Gjilan

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Sipas burimeve tona të besueshme masa e suspendimit i është vazhduar deri në ndonjë vendim tjetër major Alban Ramushi komandant, kapiten Naser Rrahmani zv.komandant, kapiten Negovan Mihajlloviq shef operative dhe staf civil Xhavit Azizi.

Qytetarët gjilanas nuk janë të kënaqur vetëm me masën e suspendimit që u ndërmor ndaj zinxhirit komandues, pasiqë ata vlerësojnë se në këtë rast ka edhe element të veprave penale, raporton rajomnipress.

Zinxhiri komandues ishte suspenduar për 72 orë, por për shkak të hetimeve të shumta që po bëhen, masa e suspendimit u është vazhduar deri në një vendim tjetër thanë burimet tona brenda policisë dhe prokurorisë.

Qytetarët ndërkaq vazhdojnë të akuzojnë një pjesë të policisë për shkelje të etikës, keqtrajtim brenda stacionit policor, dhe kanë frikë të bëjnë denoncime.

Arsimi një 40 vjeçar thotë se ka frikë të bëjë denoncime ndaj zyrtarëve policor.”Nëse shkon në stacionin policor për ta bërë një denoncim kundër një zyrtari policor, pyetja e parë që ata të bëjnë është”E din sa i fortë është ky polici, leje e mos u merr me të”, në vend se ata ti japin motiv qytetarit e bëjnë të kundërtën” u shpreh ky qytetar.

Kur policja Valdete Bllaca vrau katër anëtar të familjes së saj me revole të policisë ky veç ishte kulmi sepse hiq më larg se para disa muajve polici Vëllaznim Hamdiu vrau qytetarin Lulzim Spahiu dhe askush nuk dha përgjegjësi.

Ibrahimi një tjetër qytetar thotë se zinxhiri komandues e ka obligim të jap dorëheqje dhe që hetimet ndaj tyre të zhvillohen pa ndërhyrje nga politika.

Hidromorava

Ndryshe Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale të PK-së në Gjilan dhe hetimit paraprak në stacionin Policor në Gjilan i ka rekomanduar suspendimin drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, ku me këtë rast Kolonele Elmina Mahmuti ka suspenduar për shtatëdhjetë e dy (72) orë (komandantin e stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefin e operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil- në Gjilan), lidhur me dyshimet me rastin e vrasjes së katërfishtë, respektivisht një vetëvrasje..

Sipas Inspektoratit Policor Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen “Bujanina”. Ekipet e hetuesve të IPK-së në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe zyrtarë të PK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast me pasoja tragjike.

Bazuar në këto veprime hetimore dhe pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës pas grumbullimit të informacioneve dhe hetimit paraprak në stacionin Policor Gjilan i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e katër punonjësve të PK-së lidhur me këtë rast.

Rekomandimi për suspendimin e këtyre zyrtarëve (komandantit të stacionit policor, zëvendës komandantit policor, shefit të operativës të stacionit policor dhe një zyrtari të stafit civil) është bërë në interes të hetimit dhe të njëjtit janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës thuhet në njoftimin e Divizionit për bashkëpunim./rajonipress/