HW

I thonë se ka shtuar peshë sërish, reagon Fifi: Më keni lodhur, apo po ua ha bukën?

/ 1 minutë lexim
HW

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit të kaluar bëri të ditur se hoqi plot 15 kilogramë.

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në dukje, gjersa është komentuar mjaft shumë për linjat trupore.

Krijuesja e hitit “Maniak i dhimbjes” së fundmi kërkoi ndihmë prej ndjekësve duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.

Në mesin e përgjigjeve që pranoi, Filloreta Raçi (emri i vërtetë) pranoi një mesazh nga një ndjekëse që kishte të bënte me peshën e saj.

Uji Dea

“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, është mesazhi që ka pranuar.

“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, u shpreh Fifi.

Siç thekson, artistja duket se ka marrë shumë mesazhe të tilla që tanimë i janë bërë edhe të bezdisshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.