ARKATANA

I shtohet në 18 vjet dënimi vrasësit të Vigan Morinës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në një natë të korrikut të vitit 2012, Vigan Morina (23 vjeç) qe vrarë ndërsa vëllai i tij qe plagosur rëndë.Kjo ka ndodhur para lokalit të njohur të Cyrihut “Kaufleute” dhe pati bërë jehonë të madhe.

Vrasësi, Shivan M., një kurd i Irakut pas kryerjes së krimit kishte ikur në Suedi, ku pastaj ishte kapur dhe ekstraduar në Zvicër.

Në qershor të vitit 2014, Gjykata e Qarkut e Cyrihut e pati dënuar Shivanin me 16 vjet burg për vrasje të rëndë dhe për tentim vrasjeje me paramendim (albinfo.ch pati raportuar nga gjykimi).

Pas ankesës së bërë nga avokati i palës së dëmtuar dhe nga prokuroria, Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut ia ka ngritur dënimin në 18 vjet burg dorasit. Edhe kjo gjykatë ka njohur kualifikimin e veprës të bërë nga gjykata e qarkut por e ka ngritur masën e dënimit për dy vjet. Prokuroria bashkë me gjykatën e lartë ishin të mendimit se dënimi i parë kishte qenë më i ulët se që duhej.

Eco Higjiena

Shivan M., gjatë mbajtjes së dënimit duhet t`i nënshtrohet edhe një terapie ambulatore. Ndërsa prindërve të Viganit, vëllait të tij të plagosur dhe gjithë familjes, gjykata u ka ofruar dëmshpërblimin prej 235 mijë frangash.

Gjykata e Lartë në përshkrimin e veprës thotë se i fajësuari kishte pasur për qëllim të vriste viktimën, duke e therur atë 11 herë me thikë. Ai ka vepruar “me gjakftohtësi, konsekuencë dhe në mënyrë të paskrupullt”, ka thënë kreu i trupit gjykues.

Ndërsa shfajësimin e dorasit se ai vrasjen e ka kryer në vetëmbrojtje, gjyqtarët nuk kanë dashur as ta dëgjojnë.

Prokurori kishte kërkuar 20 vjet burg për dorasin ndërsa mbrojtja e tij, 10 vjet burg për vrasje me paramendim. Veç kësaj, mbrojtja kërkonte që dënimi e burg të shndërrohej në një masë për të rinj të rritur. Por asnjëra nga këto kërkesa nuk u përfill nga trupi gjykues. /albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.