Uji Dea

I shpëtoi masakrës në Toronto, u vra në Colorado

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gazetaria e sportit, Jessica Ghawi, i shpëtoi masakrës, e cila ndodhi në një qendër tregtare në Toronto të Kanadasë. Kur një vrasës hapi zjarr në një kinema në Colorado, ajo nuk e pati të njëjtin fat. Vdiq, pasi që u qëllua nga një plumb në kokë.

Jessica Ghawi ndoqi ëndrrën e saj pa u ndalur. Por ëndrra e saj përfundoi shumë shpejtë, pasi që kjo 24 vjeçare u qëllua nga një plumb, i shkrepur të premten në një kinema në afërsi të Denverit.

Për Ghawin, e cila ka mbuluar ngjarjet sportive për shumë medie në Colorado dhe qytetin e saj të lindjes, San Antonio, ishte ky sulmi i dytë që e përjetoi brenda një periudhe kohore prej pak javësh. Në qershor, ajo ishte e pranishme, kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Toronto, Kanada.

Ghawi për përvojen e saj shkroi në një faqe të internetit, shkrim ky i cili tërhoqi sërish vëmendjen pas masakrës që ndodhi të premten. “Nuk po mund ta nxjerrë këtë ndjenjë të çuditshme jashtë gjoksit tim. Nuk po më hiqet mendja nga ndjenja e çuditshme, e cila më shpëtoi në mes të një gjuajtje të egër”, ka shkruar ajo më 5 qershor. Dy persona u vranë, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën, pas sulmit në Toronto më 2 qershor.

Përderisa policia ende nuk ka identifikuar viktimat tjera të sulmit në kinemanë e Aurorës, familja e Ghaëit të premten konfirmoi se ajo ishte në mesin e të vrarëve në kinema.

Ghaëi madje kishte shkruar edhe disa porosi posa kishte hyrë në kinema, me ç’rast një prej tyre ja kishte dërguar edhe gazetarit të sportit nga New Yorku, Jesse Spector. Spector pas ngjarjes theksoi se edhe përkundër faktit se ishte takuar vetëm dy herë me Ghawin, ajo i kishte lënë një përshtypje të pashlyeshme.

“Ajo si gazetare e re kërkonte këshilla nga unë dhe kisha kënaqësinë që isha në gjendje ta ndihmoja”, thotë Spector.

Spector së fundi ishte takuar me Ghawin një javë më parë, kur ai shkoi në një ngjarje në Toronto së bashku me Ghawin dhe të dashurin e saj. “Do ta mbaj në mend përgjithmonë”, theksoi Spector.

Marco Cerino, zyrtar në klubin e hokejit Danbury Whalers, është takuar me Ghawin kur i dashuri i saj, hokeisti Jay Meloff, kishte luajtur lojën e parë për këtë skuadër, në janar të këtij viti.

Uji Dea

“Ishin të dashuruar dhe kjo mund të shihej. Disa vajza e adhurojnë sportin, vetëm sa për të zënë si dashnor ndonjë sportist të famshëm, por jo Ghawi. Ajo e adhuronte dhe e njihte sportin”, theksoi Cerino.

Komentatori veteran i sportit në San Antonio, Mike Lavender, thotë se u njoftua me Ghawin, kur ajo punonte në një radio stacion lokal të sportit.

“Ajo thjeshtë e adhuronte sportin. Kur u njoftuam më mirë, e kuptova se ajo me të vërtetë kishte një pasion të jashtëzakonshëm për sportin”, theksoi Lavender.

Ai shtoi se ajo që ishte më e rëndësishme, ishte vullneti i Ghaëit për të punuar me zell dhe ky zell u shpagua, pasi që ajo nga San Antonio u zhvendos në Denver, për të vazhduar karrierën e saj si gazetare e sportit.

“Ajo kurrë nuk ka tentuar të anashkalojë gjërat. Ishte aso personi, sa që të gjithëve ju lente përshtypje të mirë që në takimin e parë. Ishte e aftë të vendoste kontakte dhe të impresiononte njerëzit. Ajo nuk fitonte shumë para. Ajo nuk gjente kohë vetëm për karrierën e saj, por edhe për dashuri dhe angazhohej edhe për tjerët”, thotë Lavender.

Në këtë pjesë të fundit të jetës së saj, në kokën e Lavenderit janë ngulitur përpjekjet e saj për të bartur dashurinë e saj për sportin tek të tjerët.

“Një gjë që vërtetë më vret, që më pikëllon vërtetë tej mase, është se para disa javësh ajo më dërgoi një porosi, se po punonte për të tubuar pajisje sportive për familjet, të cilat kishin humbur çdo gjë si pasojë e zjarreve në Colorado. Ajo e dinte se sporti mund të na sjellë lumturi dhe shërim”, tha Lavender.

Pasi që Lavender dëgjoi lajmin për vrasjen e saj të premten në mëngjes, ai e nxori telefonin dhe pa porosinë e Ghaëit, të cilën tani e ka ruajtur.

“Të shohësh emrin e saj në telefonin tim gjithmonë ka qenë një kënaqësi për mua. Ishte thjeshtë e jashtëzakonshme. Ne biseduam për herë të fundit javën e kaluar. Me të mësuar lajmin për vrasjen e saj, mora telefonin dhe fillova të lexojë të gjitha porositë që më kishte dërguar. Në të njëjtën kohë qaja dhe qeshja”, përfundon Lavender.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.