UBT

I shmangej vuajtjes së dënimit me burg, prangoset gjilanasi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me 3 nëntor 2021 zyrtarët policor të stacionit policor të Gjilanit të angazhuar me plan operativ për realizim të urdhëresave të Gjykatës kanë arrestuar personin J.T. i lindur me 1991, shqiptar, i cili i shmangej vuajtjes së dënimit prej 2 vite e 4 muaj sipas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës.

Gjatë kontrollit të tij i është gjetur një sasi e substancës narkotike dhe me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar, i është kontrolluar edhe shtëpia dhe në total i janë konfiskuar 20 qese plastike me 23 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

ARKATANA

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit dhe i është bërë kallëzim penal për posedim të substancave narkotike thuhet në njoftimin e nënkolonel Shaban Azizit, zëvendës Drejtor Rajonal në Gjilan./rajonipress/