ARKATANA

I rrokulliset makina kosovarit, shpëton me lëndime të lehta

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ngasësi i kësaj makine të shkatërruar që po e shihni në fotografi, ashtu sikurse dhe shoqëruesja e tij, kanë shpëtuar si për mrekulli, vetëm me lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur natën në mes të të shtunës dhe të dielës, rreth orës 2.30 në një lagje të Cyrihut (Schwamendingen).

Makinën e drejtonte një i ri 21 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasojë, ajo është rrotulluar duke u kthyer përmbys, transmeton albinfo.ch njoftimin e policisë së qytetit të Cyrihut. Sapo e kanë parë veturën e rrokullisur, njerëzit nga një makinë tjetër kanë shpejtuar dhe kanë ndihmuar dy të aksidentuarit për të dalë. Ata të dy kishin pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar në spital për kontrollim.

Uji Dea

Policia ende nuk i di shkaqet e aksidentit por supozon se bëhet fjalë për tejkalim të shpejtësisë, gjë që është objekt i vlerësimit të ekipit forenzik.

Ngasësit kosovar të veturës i është marrë patentshoferi në vendin e ngjarjes./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.