RCCOLA

I rrisin shpenzimet

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shumë ministri të Qeverisë së Kosovës për vitin tjetër kanë planifikuar ta rrisin luksin në mallra dhe shërbime. Ministria e Tregtisë, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Punëve të Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë prijnë me rritjet e shpenzimeve të planifikuara për në mot në këtë kategori. Me buxhetin e ri, në vitin e ardhshëm parashihet edhe shkurtim i buxhetit për disa ministri.

Me buxhetin e ri, në vitin ardhshëm zyrtarët e institucionet e Kosovës do të kenë më shumë para për rroga, dreka dhe darka. Qeveria tashmë i ka aprovuar shpenzimet e parapara për vitin 2013 me rritje për të gjitha kategoritë, e më së shumti për atë mallra dhe shërbime. Ministria e Tregtisë, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Punëve të Jashtme dhe ajo e Shëndetësisë prijnë me rritjet e shpenzimeve të planifikuara për në mot në këtë kategori.

Krahas rritjes, në tabelat buxhetore vërehet se për shumë agjenci buxhetore kanë pësuar ndryshim edhe destinimet e parave për vitin e ardhshëm edhe për paga e mëditje dhe zvogëlim të investimeve kapitale.

Por, jo të gjitha institucionet kanë pasur fat të përfitojnë më shumë mjete për t’i mbuluar planifikimet. Disa ministrive u është zvogëluar buxheti në masë të madhe.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ketë shkurtimet më të madha nga të gjitha agjensionet tjera buxhetore.

Nga 66 milionë euro sa e kishte buxhetin në vitin 2012, në mot do t’i ketë vetëm 43 milionë euro, apo 23 milionë euro më pak.

Zyrtarë të kësaj ministrie shpjegojnë se vitin tjetër nuk do të kenë shumë fatura për shpronësime, për të cilat zyra për shpronësim ka paguar 55 milionë euro deri më tani.

Ndryshe nga kjo, Ministria e Zhvillimit Ekonomik do t’ia rrisë luksin vetes.

Nga 1.2 milionë euro sa i kishte të dedikuara sivjet për mallra dhe shërbime, kjo ministri do të ketë në dispozicion 5.1 milionë euro.

Edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka rritur shpenzimet për këtë kategori për rreth 2 milionë euro, duke zvogëluar shumën e mjeteve të dedikuara për investime kapitale.

Hidromorava

Sivjet kjo ministri i ka pasur 1.4 milionë euro për mallra dhe shërbime, ndërsa për vitin 2013 do t’i ketë në dispozicion 3.4 milionë euro.

Ndryshe nga këto dy ministri, në administratë publike, në atë të shëndetësisë e atë të punëve të jashtme rritja më e madhe është planifikuar të ndodhë në paga dhe shërbime.

Në disa për shkak të zbatimit të reformave e disa për shkak të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ministria e Administratës Publike do të shpenzojë jo më pak se 11.7 milionë euro për paga dhe mëditje në vitin 2013. Por, karakteristike duket të jetë se këtë vit për këtë kategori janë shpenzuar 1.5 milionë euro, ndërsa sivjet do të shpenzohen 11.7 milionë euro.

Menderes Ibra, këshilltar për media në Ministrinë e Financave, thotë se këto para nuk do të jenë për paga të punëtorëve, por për reformën që do të bëhet në administratë.

Përveç kësaj, edhe Ministria e Punëve të Jashtme i ka rritur shpenzimet për paga dhe mëditje për 1.9 milionë euro. Derisa këtë vit kishte 3.2 milionë euro, ndërsa në mot do t’i ketë 5.1 milionë euro.

Gjithashtu edhe Ministria e Shëndetësisë do t’i ketë në dispozicion për paga 4.7 milionë euro më shumë. Nga 39.7 milionë euro sa i janë ndarë sivjet për të mbuluar shpenzimet e stafit, në mot do të ketë 44.5 milionë euro.

Në këtë agjenci buxhetore janë rritur edhe shpenzimet për mallra dhe shërbime nga 30 milionë euro në 42 milionë euro apo 11 milionë euro më shumë.

Se institucionet do të kenë më shumë para në dispozicion e ka konfirmuar edhe ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, në mbledhjen e qeverisë kur prezantoi se buxheti për paga dhe mëditje pritet të ketë një rritje prej rreth 6 për qind, ai për mallra dhe shërbim 10 për qind; dhe subvencionet e transferet mbi 7 për qind.

Rritje do të ketë edhe buxheti për shpe