I “rrëmben” paraja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Theksojnë se familja është mbi gjithçka. Por kur janë në pyetje mbrëmjet muzikore, çoftë edhe në kohë festash, pjesa më e madhe e këngëtarëve janë të angazhuar me këngë. E ndonëse, pohojnë se në kohë festash mundohen të qëndrojnë pranë familjes, Leonora Jakupi, Ramadan Krasniqi, Ermal Fejzullahu e Arta Bajrami janë disa nga emrat e estradës që për gazetën Tribuna kanë treguar se me raste edhe këndojnë.

Të qëndroj në shtëpi për këtë festë, ka vendosur edhe këngëtarja Leonora Jakupi, ndërsa ka theksuar se mundohet që në secilën festë të qëndrojë pranë familjes. “Jo, këtë Bajram nuk do të jem askund. Dua të qëndroj me familjen time. Jo vetëm Bajramin po për të gjitha festat tona të rëndësishme kam dëshirë të jem afër familjes”.

Uji Dea

Por, mosangazhimi kësaj radhe nuk do të thotë se këngëtarja është ‘divorcuar’ me mbrëmjet festive. “Nuk është se nuk kam kënduar në festat e kaluara sepse ka ndodhur që kam kënduar dhe kam qenë larg familjes e afër fansave. Gjithashtu nuk them që nuk do të këndoj edhe në ndonjë festë tjetër por do të mundohem që sidomos këto festat që tek ne janë më familjare të jem në shtëpi”, ka treguar më tej ajo e cila për fund ka theksuar se familja është para të gjithave.(Tribuna)