Hidromorava

I riu nga Kumanova humb jetën duke punuar në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I riu që ka ndërruar jetë ka qenë me vendbanim në St. Gallen. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Një shqiptar në Zvicër raportohet se ka vdekur gjatë një aksidenti në punë. Lajmi është dhënë në profilin e fshatit Hotël në “Facebook” me të cilin njoftohen të gjithë shqiptarët se një djalë i ri nga ky fshat që punonte dhe jetonte në Zvicër, ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik në punë, përcjell albinfo.ch.

Lajmi është përhapur më pas edhe në mediat shqiptare, që duke iu referuar faqes në “Facebook”. Sipas kësaj faqe, Gazmend Osmani, ka ndërruar jetë, derisa ishte duke punuar në Zvicër. Ai ishte nga Hotël i Kumanovës.

HW

Siç mëson albinfo.ch nga burimet e saj, i riu që ka ndërruar jetë ka qenë me vendbanim në St. Gallen. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

“Bashkëfshatarë ju njoftojmë se sot na erdhi një lajm i mërzitur nga kurbeti, ku Gazmend Osmani sot paska ndërruar jetë, në një aksident gjatë punës, ku një xham në sasi të madhe e ka goditur në kokë dhe ku ai ishte në luftë me jetën dhe ku ai ndërroi jetë në spital. Gazmendi është djali i Musait të familjes Osmani të rritur në mërgim. Për varrimin e tij do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.