GRANDEMALL

I riu nga Kosova dyshohet se dinte për planet e terroristit shqiptar që vrau 4 persona në Vjenë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy të rinj nga Osnabrück-u dhe Kassel-i besohet se kanë pasur njohuri paraprakisht për sulmin terrorist në Vjenë që la të vdekur katër persona, më 2 nëntor 2020.

Prokurori federal dyshon se dy personat nuk kishin raportuar krimet e planifikuara dhe për këtë arsye janë kontrolluar apartamentet e tyre të mërkurën në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Asnjë person nuk është arrestuar me këtë rast.

Në sulmin që ka ndodhur rreth tetë muaj më parë, K. F., një mbështetës i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në kryeqytetin austriak pati vrarë katër persona dhe plagosur më shumë se 20 të tjerë disa prej tyre rëndë, transmeton albinfo.ch. Ai vetë është vrarë pastaj nga të shtënat e policisë.

Hidromorava

Dy të dyshuarit, një kosovar dhe një shtetas gjerman, ishin vënë në shënjestër të hetuesve menjëherë pas sulmit. Më 6 nëntor, zyra e prokurorit federal kishte bastisur shtëpitë e katër personave të moshës mes 19 dhe 25 vjeçare të cilët thuhet se kishin lidhje me vrasësin, transmeton albinfo.ch.

Por në atë kohë, megjithatë, të gjithë ishin sjellë si dëshmitarë, për sigurimin e provave të mundshme.

Në ndërkohë, hetuesit kanë më shumë të dhëna konkrete: Të dy personat – siç u bë e njohur në nëntor – kishin vizituar vrasësin e mëvonshëm në Vjenë në korrik të vitit 2020 dhe gjithashtu kishin qëndruar me të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.