Fundamenti

I propozuan të marrë pjesë në ‘Sanremo’, Adelina Ismaili tregon pse e refuzoi ftesën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka zbuluar për publikun një detaj nga fillimet e karrierës së saj muzikore.

Ajo ka pasur të ftuar në emisionin e saj politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin, i cili ka zbuluar se në vitin 2002 i është kërkuar që të përzgjidhte një këngëtare për të marrë pjesë në festivalin italian “Sanremo”.

Pacolli tregoi se menjëherë kishte propozuar Adelinën, por nëna e saj e ndjerë e ka refuzuar kërkesën pa u menduar.

UBT

Më pas këngëtarja ka sqaruar se përse e ëma kishte marrë një vendim të tillë, pavarësisht prestigjit të festivalit.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik, ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”,- tha Adelina.

Kujtojmë se pas refuzimit të saj, në “Sanremo” iu dha mundësia që të performojë Elsa Lilës, me këngën Valeria./abcnews

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.