Uji Dea

I privuar nga liria, arratiset një person për në Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një person pasi kishte qenë në kërkim policor, me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00, në pikë kalimin kufitar në Merdarë, Podujevë.

RCCOLA

Tutje bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.

“I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thuhet në raport. /Telegrafi/