Eko Higjiena

I përmbylli punimet akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është përmbyllur akademia verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Mjedisit në UBT.Në ceremoninë përmbyllëse u bë dorëzimi i certifikatave të studentëve pjesëmarrës në akademi, gjithsej 62, si dhe u dorëzuan edhe certifikatat e 13 ligjëruesve në këtë akademi. Certifikatat i dorëzoi dekani i fakultetit, Muhamet Ahmeti, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe profesori, Binak Beqaj.

Gjate akademisë u mbajtën ligjërata me tematika të ndryshme, me shumë rëndësi për studentët e Fakultetit te Ndërtimtarisë dhe fakultetet e tjera: Kontrolli i Cilësisë në kantierin e ndërtimit të strukturave betonarme, sipas standardit evropian EN 13670; Recepturat e përgatitjes së asfaltit për konstruksionet e rrugëve; Sistemet e reja të gjeodezisë (prezantimi i teknikës së fundit në matjet gjeodezike); Humbjet e ujit dhe menaxhimi inteligjent i rrjetit distributor në qytetin e Prishtinës; Aftësia vetëshëruese e kompozitave të çimentos; Menaxhimi i punishtes; Ndërtimi i hapësirave publike; Prezantimi i KNAUFIT, Zë izolimi, parimet dhe aplikimi në godinat rezidenciale; Rehabilitimi strukturor i strukturave sipas Eurocodeve – Rasti Studimor: Ish hoteli Iliria – tani Swissdiamond hoteli në Prishtinë e të tjera. Pas ligjëratave është organizuar
debat me pyetje dhe përgjigje.

FIDANISHTJA

Është vlerësim i përgjithshëm se akademia e ka arritur qëllimin dhe objektivat e veta, si dhe çdo herë e më shumë sjell profesorë dhe profesionistë të ndryshëm të ndërtimtarisë, mirëpo edhe numri i pjesëmarrëseve është në rritje./rajonipress/ubtnews/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.