Uji Dea

I përmbushëm 8 rekomandimet për vizat

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, thotë se Komisioni Faktmbledhës Evropian që ishte në Kosovë tashmë ka konstatuar se vendi i ka përmbushur edhe 8 rekomandimet e fundit të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente ministri Çollaku i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në aspektin teknik Kosova është krejtësisht e gatshme për liberalizimin e vizave dhe këtë fakt, sipas tij, e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian gjatë raportimit përpara shteteve anëtare të BE-së.

ARKATANA

Derisa pritet që procesi të kalojë në procedurë të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së, të gjithë bashkëbiseduesit, sipas Çollakut, kanë rekomanduar përgatitjen e vendit dhe qytetarëve për menaxhimin e procesit pas liberalizimit të vizave, duke qenë se në këtë rrafsh shtetet anëtare të BE-së do të kërkojnë monitorim strikt të procesit dhe parandalim të keqpërdorimit me të drejtën e lëvizjes pa viza./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.