UBT

I përjashtuar nga AKR-ja, Arben Maliqi kalon në LDK

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Arben Maliqi, këshilltar komunal, nga sot i është bashkuar grupit më të madh politik në Asamblenë Komunale të Gjilanit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arben Maliqi është këshilltar komunal në mandatin e tretë në Gjilan dhe kjo do ta pasuroj Grupin e këshilltarëve të LDK-së në Kuvend.

Tani LDK numëron 13 ulëse në Kuvend dhe edhe njëherë dëshmon së është grupi më i madh politik në Gjilan.

UBT

Ky aderim tregon që LDK në këto pak muaj të qeverisjes së saj është afër qytetarëve me projekte konkrete.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, është e hapur për të gjithë qytetarët e saj, në të cilën çdo ditë e më shumë aderojnë të rinj e të reja, duke punuar me intensitetin më të madh për ta fituar Kosovën dhe për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve.

Ndryshe Arben Maliqi ishte përjashtuar nga AKR për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe sabotim të Fushatës Zgjedhore. “AKR ka marrë vendim të përjashtojë nga anëtarësia e AKR-se Arben Maliqin për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sabotim të fushatës. Dega e AKR-së në Gjilan, në bashkëpunim me përfaqësuesit e qendrës, duke pasur për bazë përgjegjësinë direkte të udhëheqësit të Fushatës, njëkohësisht i ngarkuar me Financa, Arben Maliqi dhe dëshmitë për keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe sabotim të Fushatës Zgjedhore, ka marrë vendim të përjashtojë nga anëtarësia e AKR-se Maliqi, me çka edhe i pushojnë të gjitha drejtat dhe përgjegjësitë ndaj AKR-së” është thënë në reagimin e AKR-së./rajonipress/