Mobi Casa

I përgjigjemi Speciales

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se lidershipi i Kosovës ka instaluar politikë bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare, duke e konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur Gjykatës Speciale. Ai po ashtu ka folur edhe për provokimet e vazhdueshme nga Serbia, duke thënë se ajo do të vazhdojë të sillet në këtë mënyrë derisa ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Provokimet nga shteti i Serbisë do të vazhdojnë derisa kjo e fundit ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga politika e vet hegjemoniste dhe nacionaliste.

Kështu ka deklaruar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, në të cilën ka bërë të ditur se vendimi për ndaljen e trenit propagandues nga Serbia ka qenë, siç ka thënë ai, vendim sovran i autoriteteve përgjegjëse kosovare, përderisa autoritetet ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara më pas për vendimin e ndalimit të hyrjes së këtij treni.

Fundamenti

Ish-udhëheqësi politik i UÇK-së gjatë kësaj interviste për “Zërin” ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka nisur punën.

I pyetur se a do t’i përgjigjeni Gjykatës Speciale nëse do të ngrejë aktakuzë ndaj jush si njëri nga drejtuesit e UÇK-së, Thaçi ka thënë se lidershipi i Kosovës ka instaluar praktikë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Thaçi ka folur edhe për miqësinë e tij me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, të cilin mediet prestigjioze evropiane e përshkruajnë si autokrat, për shkallën e lartë të korrupsionit në vend, për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, për numrin e lartë të kosovarëve që luftojnë krah ISIS-it, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.