RCCOLA

I pengon zyrtarët policor në kryerje të detyrës, intervistohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Në fshatin Pozhoran, të Vitisë është raportuar se gjatë protestës e cila ishte duke u mbajtur nga këshilli i prindërve të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, për vonesën e punimeve në ndërtimin e shkollës së re, i dyshuari mashkull kosovar i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

RCCOLA

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/