Fundamenti

I pastron trotuaret vullnetarisht

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nexhmedin Rashiti në mënyrë vullnetare e bënë pastrimin e trotuarit dhe pastrimin e pishave në oborrin e xhamisë dhe jashtë saj.

Nexhmedin Rashiti nga Malisheva e Gjilanit në këto ditë të ftohta dhe me borë nuk është ndalur asnjëherë duke bërë punë vullnetare në dobi të komunitetit.

FIDANISHTJA

Ai vullnetarisht kujdeset për trotuaret dhe trotuarin e xhamisë dhe të pishave në oborrin e saj. “Këtë punë e bëjë me shumë kënaqësi sepse ndjehem mirë kur në fund e shoh se kam bërë një punë të mirë për fshatin tim dhe në veçanti për xhematin e xhamisë. Ka pleq dhe të tjerë që e kanë problem të shkojnë në xhami nëse rruga nuk është e hapur” tha Rashiti./rajonipress/