Fundamenti

I paralajmërojnë azilkërkuesit shqiptarë për terminet e dëbimit: Zemërohen politikanët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këto grumbullime do të bëheshin, sipas informatës së shoqatës në fjalë më 5, 6, 7 dhe 8 dhjetor, nga Lajpcigu.

Shoqata “Buntes Radebeul” angazhohet për bashkëjetesë në mes të vendësve dhe azilkërkuesve. Por së fundi, pas një aksioni të kontestuar që ka bërë përmes facebook-ut, ajo është vënë në thumb të politikanëve.

Shoqata në fjalë, siç shkruan tag24.de ka bërë publik në faqen e saj të facebook-ut lajmin se në ditë të caktuara do të bëhet grumbullimi i refugjatëve për dëbim në vendet e prejardhjes, në Shqipëri, Kosovë dhe në Serbi, transmeton albinfo.ch. Këto grumbullime do të bëheshin, sipas informatës së shoqatës në fjalë më 5, 6, 7 dhe 8 dhjetor, nga Lajpcigu. Për më tepër, në njoftimin e publikuar shkruan: “Ju lutemi që terminët t`ua bëni të njohur edhe të prekurve tjerë në landet: Saksoni, Thürigen, Sachsen-Anhalt dhe Brandenburg.

Uji Dea

Përgjegjësi për çështje të të huajve dhe deputeti i landit, Geert Mackenroth është shprehur i zemëruar me këtë veprim. Ai e quan si diçka të patakte aksionin e shoqatës, e cila u jep njoftime nga brenda azilkërkeusve që u është refuzuar statusi i refugjatit.

Me këto postime po paralajmërohen azilkërkuesit me qëndrim ilegal në Gjermani që të kenë parasysh se janë në rrezik për dëbim, përcjell albinfo.ch. Ndërsa ligji e thotë se vetëm ata që janë të rrezikuar e fitojnë azilin e të gjithë të tjerët duhet të kthehen nga kanë ardhur. Nisur nga kjo, shoqatat duhet të kenë qëndrim neutral.

http://www.albinfo.ch/i-paralajmerojne-azilkerkuesit-shqiptare-per-terminet-e-debimit-zemerohen-politikanet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.