KKGJILAN

I pandalshmi Besart Berisha, shënon dy herë sot

/ 1 minutë lexim

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për ekipin e tij, në fitoren që mori me rezultatin 3:0

Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyer në Australi, teksa këtë herë ka shënuar dopietë me skuadrën ku ai aktivizohet Western United.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për ekipin e tij, në fitoren që mori me rezultatin 3:0 ndaj Central Coest Marina.

KKGJILAN

Ai me një goditje me kokë pas një krosimi të Diamantit ka hapur serinë e golave që në minutën e gjashtë, ndërkohë që rrjetën e dytë personale e shënoi në minutën e 21-të.

Në 12 ndeshje të zhvilluar deri më tani, Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë, shifra të kënaqshme këto për sulmuesin shqiptar.