Fundamenti

I pakënaqur me dënimin dhe drejtësinë zvicerane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dënimi e ka zemëruar shumë atë. “E gjithë kjo më kujton kohën e diktaturës në vendin tim. Policia mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë ai, duke krahasuar me gjykatën në ish-Jugosllavi. Megjithatë gjykatësi i është përgjigjur se ai jeton që 20 vjet dhe duhet të njeh më mirë Zvicrën.

Ishte një skenë si në film. Dy vëllezër nga Kosova po vozisnin shpejtë, derisa policia po i ndiqte. Por, këtu nuk ka skena të Hollywoodit. Është magjistralja A1 mes Lenzburg dhe tunelit Baregg në Kantonin Aargau, shkruan ‘Blick’.

Pavarësisht dëshmive të videove, njëri nga dy vëllezërit e ka mohuar këtë në gjykatë. Mësohet se kjo ngjarje kishte ndodhur në maj të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.

Ata ishin duke vozitur në autostradën Aargauer, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120, kurse vëllezërit nga Kosova po vozitnin 160. Ata po i ndiqte një makinë e policisë, derisa më në fund janë ndalur.

Shoferi i makinës e kishte pranuar dënimin dhe videoja e policisë ishte e mjaftueshme për të, por vëllai i tij jo. Ai ka thënë se nuk kanë prova kundër tij dhe kishin udhëtuar vetëm 130 km në orë. “Si nuk jam i sigurt. Unë kurrë nuk gënjej. Unë gjithmonë them të vërtetën”.

Fundamenti

Por, në imazhet e kamerave shihet qartë se makina po voziste 160 km në orë. Gjykata dënoi me një gjobë prej 400 franga dhe 1750 euro shpenzime të gjyqit dhe kjo nuk është problem i madh, duke marrë parasysh se ai ka të ardhura vjetore prej 300 mijë franga zvicerane, por ai kishte shkelur ligjet e trafikut edhe më herët dhe kjo i shkakton probleme. Ai do të dëshironte që kjo çështje të shkojë në Gjykatën Federale.

Dënimi e ka zemëruar shumë atë. Megjithatë gjykatësi i është përgjigjur se ai jeton që 20 vjet dhe duhet të njeh më mirë Zvicrën.

“Nuk jeni ju ai që më tregon se a jam i integruar apo jo”, thotë ai duke dalë i zemëruar.

I pakënaqur me dënimin dhe drejtësinë zvicerane