Hidromorava

I paarsyeshëm numri i madh i lobuesve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga katër këshilltarë të tij si dhe deputetë të partive tjera nga vendi, kanë nisur sot takimet në Vjenë të Austrisë për të lobuar për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian për Kosovën, shkruan “Zëri”.

Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”, konsideron se është krejtësisht e palogjike që delegacioni i udhëhequr nga Kadri Veseli për të lobuar për vizat të përbëhet nga një numër kaq i madh zyrtarësh.

Sipas tij, kjo dëshmon keqpërdorimet e buxhetit dhe të taksave të qytetarëve.

UBT

“S’ka logjikë që një ekip i përbërë prej një numri kaq të madh të përfaqësuesve të udhëtojë për një çështje të tillë. Të gjithë këta zyrtarë të shkojnë në këtë takim për të lobuar për viza është vetëm kosto financiare nga taksat tona dhe që vetëm e rëndon buxhetin për udhëtime të tilla që vazhdimisht po keqpërdoren dhe po udhëtojnë njerëzit vetëm për mëditjet që i marrin. Përndryshe s’mund të arsyetohet që rreth 30 zyrtarë shkojnë për të lobuar për vizat”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ai ndër të tjera tha se Kosova ka ambasadorët nëpër shtetet përkatëse duhet të kryejnë punën e lobimit dhe se shkuarja e një numri kaq të madh të zyrtarëve në këtë udhëtim ka më shumë qëllim financiar sesa lobim për viza.

“Ne mbi të gjitha i kemi ambasadorët të vendosur në këto shtete që paguhen për punën e tyre dhe duhet të luajnë rolin e lobuesit dhe eventualisht nëse ka nevojë ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Integrimeve për të dëshmuar se sa i domosdoshëm është liberalizimi i vizave për Kosovën. Përndryshe, shkuarja e këtij numri kaq të madh të njerëzve më duket më shumë qëllim financiar sesa për viza”, ka përfunduar ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.