GRANDEMALL

I njoh mirë nevojat dhe brengat e qytetarëve, Arianit Ibrahimi kërkon votën për deputet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Si përfaqësues i gjeneratës së re, kam vullnetin, motivin për të qenë një zë i fuqishëm në Kuvend, AKR është e dëshmuar që nga themelimi i saj për qeverisje me duar të pastërta, pa asnjë aferë korruptive ose skandal, kjo na bënë të jemi ballëhapur para qytetarit, po ashtu për këto zgjedhje do ta kemi programin ma përmbajtësor për tua prezantuar qytetarëve ka thënë Arianit Ibrahimi nga AKR.

Postimi i plotë

Të dashur qytetar të Gjilanit
Ndihem i privilegjuar nga partia për besimin e dhënë për të më nominuar për Deputet të Republikës së Kosovës, falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen Degën e AKR-së në Gjilan, si dhe Presidentin Behgjet Pacolli.

Karriera ime politike e ka pikënisjen që nga mosha rinore, gjithnjë në mbrojtjen e të drejtave të të rinjëve, në promovimin e vlerave të tyre, në organizimin e shumë aktiviteteve, trajnimeve, seminarëve në sensibilizimin e të rinjëve nga dukurit negative, përvoja ime e hershme më mundëson që t`i njoh mirë nevojat, brengat dhe problemet e tyre me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Si përfaqësues i gjeneratës së re, kam vullnetin, motivin për të qenë një zë i fuqishëm në Kuvend, AKR është e dëshmuar që nga themelimi i saj për qeverisje me duar të pastërta, pa asnjë aferë korruptive ose skandal, kjo na bënë të jemi ballëhapur para qytetarit, po ashtu për këto zgjedhje do ta kemi programin ma përmbajtësor për tua prezantuar qytetarëve.

Me çka identifikohem përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik, është sinqeriteti, transparenca, serioziteti në punë, andaj pres përkrahje të pa rezervë nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Me respekt
Arianiti

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.