Eko Higjiena

I ndërpritet marrëdhënia e punës zyrtarit komunal që i ndau banesë vetvetes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shërbyesi civil Ramadan Abazi i caktuar zyrtar për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e banesave në Komunën e Gjilanit sipas komisionit disiplinor është gjetur fajtor sepse duke shfrytëzuar vakuumin institucional dhe ligjor ka bërë tejkalim të autorizimeve zyrtare duke i ndarë vetës banesë në shfrytëzim të përhershëm në Gjilan.

Komisioni disiplinor i kryesuar nga Blerim Beshtica i ka ndërprerë marrëdhënien e punës zyrtarit për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e banesave në Komunën e Gjilanit Ramadan Abazit, me arsyetimin se ka bërë lëndim të rëndë të detyrave të punës.

Sipas komisionit disiplinor Ramadan Abazi është përgjegjës sepse me datën 20 korrik 1999 duke shfrytëzuar vakuumin institucional dhe ligjor ka bërë tejkalim të autorizimeve zyrtare duke i ndarë vetës banesë në shfrytëzim të përhershëm në Gjilan.

ARKATANA

Në vendim thuhet se banesën Ramadan Abazi e ka ndarë në lagjen “Kamnik” në emër të këshillit të punëtorëve. Abazi është hetuar nga komisioni edhe për mos realizim të kontratës së qirasë për një hapësirë në pronë të komunës ku një qiramarrës ka krijuar obligime që arrijnë vlerën e 46 mijë eurove. Por nga kjo pikë komisioni e ka liruar nga përgjegjësia Abazin.

Ndryshe Ramadan Abazi para komisionit ka deklaruar se nuk e konsideron vetën fajtor , përkundrazi e ndien vetën të fyer e të irrituar nga ana e kryetarit të komunës me këtë veprim të pa bazuar dhe i ndërtuar në thashetheme. “Kam punuar mbi 38 vite në administratën komunale dhe BVI dhe asgjë nuk kam punuar kundër ligjit” ka pohuar Abazi.

Megjithatë deklaratat emocionale të Abazit nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e komisionit që t`ia ndërpresë atij marrëdhënien e punës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.