Hidromorava

I ndan vetëm dialogu me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Koalicioni paszgjedhor po lëkundet nga qëndrimet e mëhershme se nuk pranon të hyjë në bashkëqeverisje me ndonjë subjekt që i vë kushte. E kushte i ka vënë që nga fillimi Lëvizja Vetëvendosje. Por, dy më të vështirat për t’u përmbushur nga blloku, kanë konsistuar në rishikimin e procesit të privatizimit dhe delegimin e përgjegjësisë te Vetëvendosja për udhëheqje të dialogut Kosovë-Serbi.

Derisa javë më parë kushtet e vëna nga Vetëvendosje shiheshin si të papërballueshme për bllokun paszgjedhor, tash zyrtarët e të dyja palëve konfirmojnë se janë në prag të arritjes së marrëveshjes.

Ahmet Isufi nga radhët e bllokut, ka thënë për Tribunën se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me lëndën e dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës që ka kontestuar seancën konstituive të kuvendit ku edhe u zgjodh Isa Mustafa kryetar i këtij organi, në mënyrë që më pas të përgatiten për krijimin e institucioneve të reja.

FITORJA

“Normalisht që janë përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje. Besojmë që të gjitha çështjet e diskutueshme do të jenë në vullnetin e palëve për afrim”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, dy palët kanë arritur në një pajtim për të gjitha çështjet në parim, dhe se çështja e dialogut dhe privatizimit do të diskutohen ende, edhe pse ka pranuar se edhe në këto dy pika ka përfarim të palëve…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.