I mituri kapet me revole në brez

Gjilan – Policia e Kosovës pran Stacionit policor në Gjilan, kanë pranuar një informatë se një person në një qebaptore e cila gjendet në Gjilan, kishte me vete një armë zjarri (pistoletë) të cilën sipas informatave i dyshuari pistoletën e mbante në brez. Hetuesit kanë shkuar në lokacionin e lartshënuar dhe gjatë kontrollit e cila i është bërë të dyshuarit të mitur, në brez i është gjetur arma e zjarrit e llojit Pistoletë (Blow mini mod.2003 kalibër 8 mm), një karikatorë pa fishek.
Arma e zjarrit është konfiskuar ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policorë ku është intervistuar në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/