Hidromorava

I mbyturi me karrocë invalidësh në liqe, është shqiptar nga Llovca e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Siç merr vesh albinfo.ch nga rrethi i afërm i të ndjerit, bëhet fjalë për B.SH.A nga fshati Llovcë e Gjilanit.

Personi që ka humbur jetën të mërkurën në liqenin e Cyrihut është një shqiptar 42 vjeçar. Siç merr vesh albinfo.ch nga rrethi i afërm i të ndjerit, bëhet fjalë për B.Sh.A. nga fshati Llovcë, i Gjilanit.

Një person me karrocë invalidësh është nxjerrë të mërkurën pasdite nga Liqeni i Cyrihut. Provat për t`i bërë rianimacionin kanë rezultuar të pasuksesshme kështu që pak më vonë ai ka ndërruar jetë në spital, shkruajnë mediat zvicerane.

HW

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Qytetit, lajmi për personin e pajetë në liqenin e Cyrihut (në plazhin Tiefenbrunnen) ka ardhur në polici pasditen e të mërkurës. Para se të arrinte aty policia ujore, personeli për shpëtim i plazhit e kishte nxjerrë të mbyturin nga uji dhe kishte bërë përpjekje t`i kthente jetën përmes rianimimimit, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai, në gjendje kritike ishte dërguar në spital, ku pak më vonë dhe kishte vdekur.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

http://www.albinfo.ch/i-mbyturi-me-karroce-invalidesh-ne-liqe-eshte-shqiptar-nga-llovca-e-gjilanit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.