ARKATANA

“I ligu për mend”, shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2019”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shfaqja “I ligu për mend” e autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës e ku luajtën aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës është përzgjedhur si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2019”.

Juria vlerësuese e Festivalit ka ndarë edhe çmimet e tjera, që tradicionalisht jepen në këtë Festival, kurse e veçantë kësaj radhe ishte çmimi që e ndau drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi për vepër jetësore e karrierë aktorit të mirënjohur gjilanas, Jashar Shahiqi.

Në këtë Festival u dha edhe çmimi special, i cili i ka takuar aktores së re Vanesa Petrovci, çmimi i parë për aktoren më të mirë i ka takuar Ilire Vincës, aktori më i mirë u vlerësua Luan Jaha, drama më origjinale ishte ajo e Enver Petrovcit.

Me mirënjohje janë nderuar të gjitha trupat pjesëmarrëse të teatrove.

Shpresa Kurteshi – Emini, kryetare e Bordit të Manifestimit “Flaka e Janarit”, ka përcjellë përshëndetje dhe mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan në Festival, i cili doli tejet i realizuar.

HW

Ajo ka shprehur falënderim për përkrahje edhe për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorin e Teatrit, Erson Zymberi. Kurteshi – Emini ka shtuar se sivjet “Flaka e Janarit” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Para dhënies së çmimeve është dhënë shfaqja “Kur hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit.

Në të luajtën Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi. Skenografia e shfaqjes është bërë nga Lebibe Topalli, kostumografia nga Pranvera Sylejmani, ndërsa muzika nga Shaban Ratkoceri.

Ngjarja në këtë shfaqje lidhet me kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e Pavarësisë.

Në të paraqitet përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe fati tragjik i personazheve, derisa në të vite më pas edhe periudha në prag dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe fundi tragjik i Hanës, nuses që humbi burrin në luftë. Fatin e Hanës dhe të personazheve që u paraqitën në këtë shfaqje e kishin edhe shumë familje të tjera kosovare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.