ARKATANA

I lidhur…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Xhemë Karadaku

Erdhi një trim nga fshati
Diku n’Shesh pak u ndal
Vrik pallatet me sy i mati,
Iu kujtua jeta atje n’mal!

Mendoi kodrat me borë
E ujin kristal ndër kroje,
Desh e dele me këmborë
Dhe bukuritë n’ato troje.

Në mendime fort i tretur
I shfaqet para një kushë,
Picikat me rroba veshur
Dhe me fjongo në gushë!

E mori ngrykë me mallë,
Se kish vite pa e zatetur,
Lotët i rodhën n’qepallë,
E kujtoi si shok të vjetër!

-E di ujkut si i zinim pritë,
Sa herë sillej atje vërdallë
Edhe natën e bënim ditë,
Nuk i linim vend të gjallë!

-Për ty Bjeshka nëvojë ka.
I thotë trimi zemërhidhur.
Ia kthen kusha me shaka:
-Me kollare m’kanë lidhur!

Eco Higjiena

DHËMBËT

Gjyshi kur ishte djalosh,
I kishte dhëmbët si inxhi
Grurë e misër – një kosh
Mund ta bluante si mulli.

Thyente arra dhe lajthia
Me dhëmbë si me çekan
Po s’mendoi se pleqëria
Një ditë i del në mejdan!

Filloi punën pa bërë zë,
Një krimb si pikë e zezë,
Ikën inxhitë – s’i ka më.
Po i vëlon maja e kresë!

I duket goja si një dollap
E po ha vetëm përshesh.
I tha vetes: shiko satrap,
Dikur nuk merrje vesh!.

E shiti lopën dhe tri dhi
Drejt te mjeku më i mirë
Dhe sërish u bë djalë i ri
Me dhëmbët xhevahirë!.

N’Shesh disa moshatarë,
I thanë gjyshit me hoka:
– Tash, dhëmbët qelibarë
Vlejnë më tepër se koka!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.