I larguari nga Mujë Rugova kompensohet me rreth 20 mijë euro

Prishtinë – Pas vendimeve për dhe kundër të gjykatave të vendit, të cilat shpesh kanë treguar edhe dykuptimësi, të mërkurën, me pajtim edhe të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, është kthyer në punë Esad Kelmendi, i cili ishte larguar nga pozita e tij si sekretar i përgjithshëm i UP-së, pak muaj pas ardhjes në krye të detyrës së rektorit të UP-së, Mujë Rugova.
Kelmendi e ka pranuar detyrën të mërkurën pasdite, duke e bërë pranim-dorëzimin me u.d. së sekretarit, Milaim Mazreku. Sipas këshilltarit të rektorit Gashi, Ardian Kastrati, ai do t’ia fillojë punës të enjten (sot).
Kastrati ka thënë se me këtë, rektori i UP-së e ka zbatuar me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Qarkut, të cilat janë marrë me çështjen. (koha)