RCCOLA

I kushtëzojnë shqiptarët me para dhe libreza të partisë për t`i punësuar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

3 vjet pritje, 3 vjet malltretime dhe 3 vjet lutje, kështu niset historia e shqiptarit nga Bujanoci, F.Z i cili edhe pse posedonë të gjitha kualifikimet e nevojshme për vendin e punës si roje e pyllit, vend ky që ekzistonë dhe është i lirë, ai nuk mund të punësohet sepse është shqiptarë.

Qëndrimi i Beogradit ndaj shqiptarëve edhe pse ndryshuan qeverit, që nga viti 2000 mbeti i njejtë, ose ndoshta edhe më rigorozë. F.Z është ndër të rrallët që posedonë kualifikimet e nevojshme dhe që plotësonë kushtet për vendin e lartpërmendur të punës, por ai nuk mund të punësohet, sepse këtë nuk ia lejonë Beogradi, gjegjësisht Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.

“U bënë një vit që kur mi kanë kërkuar të gjitha dokumentet për t’ia filluar punës, gjithqka ishte gati vetëm pritej që t’ia nisja, por ky moment nuk erdhi kurrë, sa herë që shkojë atje më thonë të pres sepse akoma nuk ka ardhur urdhëri nga Beogradi” thotë gjatë një bisede për BujanociNet F.Z, i cili akoma shpresonë se kjo ditë do të vijë dhe kështu do t`i sigurojë kafshatën e gojës familjes së tij.

Uji Dea

“Më kanë shëtitur derë më derë, duke më thënë se këtë e rregullonë politika dhe kështu duke ma bërë me dijë se një herë duhet të antarsohem në subjektin e tyre politik, atë kohë të Ivica Daciqit e tash të Vuciqit” thotë F.Z. Nuk e harrojë, shtonë ai një moment kur një person në ndërmarrjen e pylltarisë në Bujanoc më tha të shkojë në Vranjë, sepse ata mund të më punësojnë, kështu që mu desh t`i drejtohem asaj zyre për të kërkuar punë. Me të arritur atje personi që punonte në atë zyre vërtetë më premtoi vendin e punës për të cilin konkuroja, por në fillim duhet t`i paguaja 3000 euro dhe librezën e partisë e pastaj t’ia fillojë punës, para të cilat nuk i kisha dhe kështu ngela në shtëpi dhe diplomat e mia ngelën në dollap, sikur nuk vlejnë fare. Paratë për punësim atëkohë ia kishte kërkuar drejtorit gjeneral i ndërmarrjes së pylltaris në Vranjë i partisë së Daciqit. Filiala e sajë në Bujanoc, funksiononë në kuadër të asaj të Vranjës dhe në këtë mënyrë shqiptarët shëtiten dhe malltretohen me vite, kështu që Sërbia as diplomat e veta nuk i njeh dhe as që i merr në konsideratë kur janë në pyetje shqiptarët.

Aktualisht në ndermarrjen e pylltarisë në Bujanoc, sipas F.Z janë edhe dy vende të lira të punës, për kontrollimin dhe ruajtjen e pyejeve në vendbanimet shqiptare, por që Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave e Sërbisë nuk jep leje për punësim të shqiptarëve./BujanociNet/