ARKATANA

I konfirmohet dënimi prej 19 vjet burgim shqiptarit që vrau gruan e tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjykata Federale e Zvicrës i ka vërtetuar dënimin e shqiptuar më parë nga Gjykata e Qarkut e St. Gallenit me 19 vjet burgim për shqiptarin nga Kosova me qëndrim në Zvicër, për vrasjen e të shoqes.

Në nëntor të vitit 2011, shqiptari 41 vjeçar, duke e ngarë veturën me shpejtësi prej 80-90 kilometrash në orë, kishte hipur në trotuar, dhe e kishte shkelur qëllimisht gruan me të cilën jetonte ndaras. Pasi që ajo ishte shtrirë përtokë e lënduar rëndë dhe pandjenja, ai kishte dalë nga makina dhe e kishte goditur edhe më tej atë disa herë me një shkop metalik, raporton Albinfo.

Krimi kishte ndodhur pasi që gruaja, duke qenë disa herë viktimë e dhunës së burrit, ishte ndarë nga ai. Ndërkohë ajo kishte filluar një lidhje dashurie me një turk.

Hidromorava

Shkaktari i vdekjes së gruas kishte atakuar vendimin e Gjykatës së Qarkut që e kishte dënuar me 19 vjet heqje lirie. Gjykatës Federale të Zvicrës ai ia kishte paraqitur shkaqet etike kulturore në një situatë të rëndë konflikti si motiv për vrasjen e ndodhur. Për këtë arsye vrasësi kishte kërkuar që vepra e tij të trajtohej si vrasje me paramendim dhe jo si vrasje e rëndë. Për një vepër të tillë, sipas tij, duhej të dënohej jo më shumë se me 10 vjet burgim.

Por, për Gjykatën Federale, arsyetimi i tij për “bazën kulturore” (të mentalitetit) që kishte vrasja, nuk qëndron për faktin se ai para vrasjes kishte jetuar tashmë 24 vjet në Zvicër. Sipas gjykatës, në fakt ka ndodhur një vrasje e paskrupullt, me ç’rast ai jetën e gruas e kishte vlerësuar shumë pak.