United Hospital

I kishte gjetur të hollat në një parking në Kamenicë, policia arrin ta gjejë të dyshuarin në Kaqanik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Më 30 qershor 2020, në stacion policorë në Kamenicë ka ardhë ankuesi Ramadan Maliqi i cili ka lajmëruar se me 29 qershor 2020 rreth orës 13:08 i kishte rënë kuleta e xhepit me një shumë rreth 350 Euro dhe dokumentet personale. Sipas ankuesit kuleta i kishte rënë me të dalë nga vetura në parkingun e marketit “Rexhepi Center” në Kamenicë.

Me të marrë rastin Policia e Kosovës njësia e hetimeve në Kamenicë ka filluar hetime rreth rastit në fjalë, ku fillimisht janë shikuar kamerat e qytetit dhe përmes tyre është arritur të identifikohet fillimisht vetura e personit të dyshuar dhe me pas janë gjetur edhe të dhënat mbi personin që e ka gjetur kuletën.

Përmes rrugëve operative është identifikuar personi i dyshuar shtetas i Kosovës me banim në Kaqanik.

Eco Higjiena

Me datën 03.09.2020 personi i dyshuar është thirrë dhe ka ardhë në stacionin policor në Kamenicë. Gjatë intervistimit e ka pranuar se e kishte gjetur kuletën, paratë të cilat ishin në të i kishte marrë, ndërsa kuletën me dokumente e kishte hedhur në rrugë në fshatin Koretin.

I njëjti i ka dorëzuar parat e marra dhe i janë kthyer pronarit legjitim.
Është njoftuar prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshimti ngritët kallëzim penal për “shpërdorim i pasurisë së huaj, neni 318 KP”, rasti procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.