FITORJA

I kërkojnë ta komentojë vizitën e Kurtit në Tetovë, ambasadori Hill: Pyesni dikë tjetër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk ka dashur të komentojë vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut.

Hill tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut të Brukselit.

“Do ta lë në imagjinatën tuaj se çfarë mund të mendojnë njerëzit për atë ngjarje në Tetovë, ose pyesni dikë tjetër”, tha Hill në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët të komentojnë vizitën e kryeministrit Kurti në Tetovë.

Siç transmeton Euronews Albania ambasadori amerikan ka thënë se qëndrimi i SHBA-së lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe mbetet i pandryshuar.

“Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen përmes dialogut të Brukselit, sepse është një mjet për të zgjidhur të gjitha problemet që janë shfaqur. Sigurisht që të gjithë do të dëshironin që të zgjidhen sa më shpejt dhe jo të zvarriten, por mbetet që të bëhet përmes një dialogu të vazhdueshëm dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, tha Hill.

Eco Higjiena

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq pretendon se Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë.

Ndryshe, vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut dhe reagimet atje, u tha se mund të jenë sinjal i një zbehje të lehtë të raporteve mes Kosovës e këtij shteti.

Kurti gjatë së premtes ka qëndruar në vizitë në Tetovë e Çair të Shkupit, por nuk është takuar me asnjë nga liderët e shtetit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.