Hidromorava

I ka vënë zjarrin një ndërtese banimi: 13 vjet burgim për kosovarin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas Gjykatës Federale, me këtë veprim personi i akuzuar ka marrë në konsideratë në mënyrë të paskrupullt vdekjen e banorëve.

Në korrik të vitit 2019 ai i kishte vënë zjarrin një ndërtese të banuar, në Balsthal SO, transmeton albinfo.ch. Tashmë zjarrvënësve 48-vjeçar i duhet të kalojë 13 vite pas grilave. Gjykata Federale ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Solothurnit.

Korrikun e kaluar, gjykata e përmendur ia kishte rritur dënimin kosovarit në 13 vjet, duke ja shtuar një vit, krahasuar me vendimin e gjykatës së qarkut Thal-Gäu. I pandehuri dhe prokuroria publike kishin vazhduar me aktgjykimin e shkallës së parë. Gjykata e lartë (kantonale) kishte vendosur gjithashtu që dëbimi nga vendi për 15 vjet të shpallet në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).

Sipas një vendimi të publikuar të mërkurën, gjyqtarët e Lozanës (Selia e Gjykatës Federale) hodhën poshtë ankesën e zjarrvënësit kundër vendimit të gjykatës kantonale, shkruan sda.ch.

Me ankesën e bërë, i akuzuari kërkonte të lirohej nga akuza e vrasjes së shumëfishtë në tentativë. Avokati ka kërkuar dënimin me katër vjet burg dhe 8 vjet përjashtim nga vendi, për klientin e tij.

Kishte derdhur 30 litra benzinë

UBT

Kosovari kishte vënë zjarrin në një pallat banimi në Solothurnerstrasse në Balsthal natën e 21 korrikut të vitit 2019. Ai kishte derdhur disa bombola me gjithsej 30 litra benzinë ​​në ish “tea room”-in dhe sallën e shitjes në katin përdhes, siç mund të lexohet në vendimin e Gjykatës Federale.

Kur avujt e benzinës ishin përzier me ajrin, ndezja kishte shkaktuar një shpërthim me nxehtësi dhe energji të madhe presioni, transmeton albinfo.ch. Nga ky shpërthim, zjarrvënësit i kishin marrë flakë edhe çorapët, të cilat i kishte veshur mbi këpucë – dhe ai ishte larguar shpejt nga vendi i ngjarjes.

Ka marrë në konsideratë edhe vdekjen e banorëve

Sipas Gjykatës Federale, me këtë veprim personi i akuzuar ka marrë në konsideratë në mënyrë të paskrupullt vdekjen e banorëve. Dy persona qenë detyruar të shkonin në spital për shkak të dyshimeve për thithjen e tymit, përcjell albinfo.ch. Ata ishin larguar nga spitali po atë natë. Në objekt ka pasur dëme materiale në shumën e 570 mijë frangave.

Hetimet fillestare nga policia kantonale kishin treguar tashmë se bëhej fjalë për zjarrvënie me qëllim. Brigadat e zjarrfikësve nga Balsthal dhe Oensingen ishin në detyrë për të shuar zjarrin.
https://www.albinfo.ch/i-ka-vene-zjarrin-nje-ndertese-banimi-13-vjet-burgim-per-kosovarin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.