RCCOLA

I jepet lamtumira e fundit të riut gjilanas Muhamed Sylejmani

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Shumë qytetar nga e mbarë Kosova i kanë dhënë lamtumirën e fundit 39 vjeçarit Muhamed Sylejmani i cili vdiq të enjtën nga një sulm në zemër. Florim Salihu tha se Gjilani ka humbur një argjendar të zellshëm, një djalë të urtë e fort të dashur për rrethin.

Në varrezat e qytetit në Gjilan të shtunën i është dhënë lamtumira e fundit 39 vjeçarit Muhamed Sylejmani i cili nga një sulm në zemër ndërroi jetë këtë të enjte në mbrëmje.

Shumë qytetar nga e mbarë Kosova morën pjesë në varrimin e tij derisa shokët e miqtë e tij të shumtë thënë fjalët më të mira.

RCCOLA

Florim Salihu në emër të argjendarëve gjilanas tha se qyteti i Gjilanit nga sot ka mbetur pa një argjendar të zellshëm, pa një djalë të urtë e fort të dashur.”Mujën e kemi dashur të gjithë sepse ka qenë i shoqërueshëm dhe shumë i dashur” tha me lot në sy Florimi.

Muhamed Sylejmani ishte në pritje të letrave për tu bashkuar me familjen e tij në Francë./rajonipress/