Fundamenti

I jepet lamtumira e fundit Selami Osmanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selami Osmani është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan derisa është përkujtuar nga shumë qytetar. Ismajl Rashiti tha se Gjilani dhe sporti gjilanas identifikohet me kontributin e Osmanit.

Qytetarë, sportdashës, lojtarë, trajner, intelektualët , e shumë të tjerë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Selami Osmanit Bezit. Osmani u varros me nderime të larta në varrezat e qytetit në Gjilan.

Osmani u përkujtua nga shumë njerëz të fushës së sportit derisa i fundit është ndarë Ismajl Rashiti kryetar i Klubit Futbollistik “Drita”.

Rashiti tha se Gjilani dhe sporti gjilanas identifikohet me kontributin e Osmanit. “Të flasësh për Dritën dhe për sportin gjilanas atëherë vetvetiu përmendet emri i Selami Osmanit. Drita është krenare për Osmanin i cili ndihmojë të gjitha sportet jo vetëm në Gjilan, por edhe në Kosovë” tha Rashiti.

RCCOLA

Ndërsa Qemajl Mustafa në mbledhjen komemorative tha se vdekja e Osmanit ishte një lajm shokues për mua si kryetar, por edhe për qytetin e Gjilanit. “Osmani ishte njeri i mirë dhe familjar i pazëvendësueshëm, ishte i pathyeshëm, dinamik, dhe njeri me ambicie, por edhe punëtor i palodhshëm.

Mustafa tha se Selamiu ishte shpirt rebelues, i hapur por edhe festiv. “Emri i tij andaj do të mbahet gjatë në jetën dhe kujtesën e gjilanasve edhe si ndërmarrës-biznesmen i madh dhe i vërtetë. Selamiu do na mungojë të gjithëve e në veçanti sportit gjilanas dhe pse jo edhe atij kosovar “ tha Mustafa.

Intelektualët e kanë nderuar figurën dhe veprën e Osmanit me mbishkrimet në fanellat e tyre “Ju faleminderit” ./rajonipress/